14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie do t’i takojnë pesë drejtori të Ekzekutivit në qeverisjen e ardhshme komunale.

Ai tregon se ndarja e drejtorive nuk ishte pjesë e marrëveshjes formale, por është e dakorduar që LDK-ja të ketë pesë pozita drejtuese.

“Në marrëveshje nuk i kemi ndarë drejtorit, por do t’i ketë LDK pesë. Do të ulemi me kryetarin e LDK-së në Prizren, Driton Selmanajn, dhe do t’i japim një qeveri që do ta çojë Prizrenin në një nivel tjetër”, tha Totaj për TV Besa.

Express Kredi nga BiCredit

Totaj nuk sheh problem në ndarjen e pushtetit me LDK-në, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një hap drejt një qeverisje më gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore për qytetin.

Shaqir Totaj, fitoi në balotazhin e mbajtur të dielën kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi. Pas raundit të parë të zgjedhjeve, Totaj arriti një marrëveshje për koalicion me LDK-në, duke siguruar fitoren në balotazh si dhe mbështetjen e nevojshme për të formuar shumicën në Kuvendin Komunal./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

OVL UÇK-ja nis peticionin kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ka njoftuar se nga sot nis peticioni kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas OVL...

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Lajmet e Fundit