“ShqipFilmFest” mbledh kineastët në Gjakovë

ShqipFilmFestSonte vazhdon gara me pesë filma tjerë që kanë zbarkuar nga Tirana, Norvegjia, Kosova. Kineastë, mysafirë, emra të ekranit shqiptarë nga të gjitha anët janë mbledhur në Gjakovë dhe po e ndjekin nga afër.

Amfiteatri i shkollës së muzikës “Prenk Jakova“ është mbushur mbrëmë me entuziazëm artistik në ekranin e madh kinematografik të filmit të shkurtër.

Projeksionet e para që kanë hapur perdet e këtij edicioni filmik sollën frymë, atmosferë, mundësi dhe frymëzim artistik për publikun e Gjakovës.

Tematikat që trajtonë filmat si “Aksidenti“, “Djepi“, “Daja“, “Përtej“ “E dashur Nita“ mbrëmë kanë reflektuar dinamikë konkuruese për ekranin dhe kineastët pjesëmarrës.

Sipas organizatorëve këto formate janë të konceptuara dhe trajtuara sidomos nga aspekti psikologjik. Sipas tyre aktrimi, idetë, përzgjedhja e temave në rrethana vendore, e bëjnë të veçantë ekranin e festivalit.

Publiku do të ketë rast për t`u inkudruar drejtpërdrejt në debate ku do të mund të thotë mendimin e tyre. Është kjo një mundësi dhe gjetje që do t`i bënte mirë secilit në sallë.

Sonte vazhdon gara me pesë filma tjerë që kanë zbarkuar nga Tirana, Norvegjia, Kosova. Interesi është vërtetë në rritje. Kineastë, mysafirë, emra të ekranit shqiptar nga të gjitha anët janë mbledhur në Gjakovë dhe po e ndjekin nga afër.
Drejtori Reshat Alija, dhe ekipi i tij që nga Liridon Nikçi dhe të tjerët sidomos stafi i të rinjve i kanë dhënë kuptim qenësor festivalit.

Juria e festivalit janë në përbërje: Genc Berisha, regjisor, Azem Bujupi, aktor, Agron Krasniqi, aktor, Alban Makolli, aktor, Yllka Kuçi, muziciente, Ylber Murtezi, aktor, Edi Kastrati,aktor./KultPlus.com/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit