13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

“Sonder”, ngjyrimi i së bukurës nga duart e Venera Mustafës

Momenti kur e kupton se secila qenie tjetër njerëzore jeton një jetë komplekse, të mbipopulluar, me ambicie dhe shoqëri, pra njëjtë si ti, quhet sonder.
Fjala angleze nuk është fort e dëgjuar, por sjellë imazhin e shumë jetërave tjera të cilat ndoshta edhe nuk kanë ekzistuar e ndoshta ti nuk e di se kanë ekzistuar, por që kanë tendencë të tillë për jetën e tyre.

Sonder mbrëmë ka qenë edhe Sihana, edhe Rozafa, edhe Rina, dhe shumë vajza tjera që janë veshur me kreacionet e reja të Venera Mustafës, në koleksionin që mban të njëjtin emër.

Vajzat janë radhitur në numra, e më pas secila duke kaluar në pikën kryesore, për të sjellë ngjyrat e ndryshme, në një hapësirë të rrethuar me të zezë dhe me dritë në mesin e saj.

“Detajet që e karakterizojnë ketë koleksion janë pjesëza të manipuluara dhe punuara mbi materialin bazë si dhe numrat që në mënyrë abstrakte karakterizojnë jetët e njerëzve”, tregon kreatorja Venera Mustafa.

“Sonder” është punuar tash e disa kohë ndërsa u dha të shtunën mbrëma në periferi të Prishtinës. Njëjtë si vetë fjala, edhe koleksioni erdhi kompleks, aq sa edhe i freskët.

“Koleksioni ka shumë ngjyrë të argjendtë ndërsa ka edhe vajza me shalla që vijnë në trajtën e pelerinave. Edhe këtë herë janë vajzat e reja ato që janë përzgjedhur për këtë sfilatë, dhe shpresoj që publikut ti pëlqejë” tregon Venera për KultPlus.

Koleksioni pranverë/verë është prezantuar në Poligonin e Shenjtarisë ndërsa ka sjellë ngjyrime me detaje shumë interesante. Shumica e publikut ka parakaluar rreth vajzave për të njohur rrobat e tyre, për të indentifikuar secilën, kjo krahas edhe copëzave të rrobave që janë varur në hapësirën ekspozuese.
Gjithcka dukej si një skenë e fotosesionit, aty ku vajzat kanë shumë ëndrra para aparatit fotografik.

“Po më pëlqejnë shumë. Realisht Venera është ndër ato kreatore që sjellë risi në punën e saj. Jashtëzakonisht më pëlqen fakti që ka kaq shumë thjeshtësi dhe kompleksitet, por prapë këto janë rroba të cilat vishen në jetën e përditshme” tregon Drilona, një prej studenteve të dizajnit e cila ishte e pranishme në promovimin e koleksionit të Venera Mustafës. / KultPlus.com

Më Shumë

Paraqitet në stacionin policor në Rahovec, policja e raportuar si e zhdukur

Policja e raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Lajmet e Fundit