Specialja fton edhe asamblistin e LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecajn

Prokuroria Speciale në Hagë ka ftuar edhe asamblistin e LDK-së në Komunën e Suharekës, Bashkim Ndrecaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë asamblisti, duke thënë se do t’i përgjigjet ftesës sepse, siç thotë ai, “e kemi obligim qytetar”.

“Sot nga Prokuroria Speciale në Hagë më erdhi një fletëthirrje për t’u paraqitur me datë 21 maj 2019 në dhomat e Specializuara në Hagë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese sepse e kemi obligim qytetar”, deklaroi Ndrecaj në një postim në Facebook.

Ai tha se beson në luftën e UÇK-së, më shumë sesa në drejtësi.

“Unë besoj në drejtësi por më shumë besoj në Luftën e drejtë të UÇK-së”, shkroi Ndrecaj, që njëherësh është edhe kryetar i Nëndegës së LDK-së në Shirokë.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit