6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve me COVID-19

974 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale në vend, raporton Gazeta Express.

Nga ta 66 janë të konfirmuar pozitiv me virusin Covid-19, 12 në respiratorë, 41 me ventilim mekanik joinvaziv (CRAP) dhe 706 me oksigjen.

Në raportin e siguruar nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, thuhet se 706 pacient janë me oksigjen, 12 në respiratorë dhe 41 në CRAP.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 334 pacientë janë të hospitalizuar, nga ta 265 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 10 të konfirmuar negativ dhe 59 të pakonfirmuar.

Nga ta, 9 janë në respiratorë, 15 në CRAP dhe 245 me oksigjen. Spitalet rajonale janë më të ngarkuara se QKUK sa i përket numrit të pacientëve të hospitalizuar.

Në spitale momentalisht janë të shtrirë 640 pacientë, 401 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 74 që kanë rezultuar negativ me këtë virus dhe 165 pacientë që ende nuk dihet nëse janë pozitiv apo jo.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me gjithsej 198 pacient, pastaj Spitali i Gjakovës me 105 pacientë, Spitali i Pejës me 127 pacientë, Spitali i Gjilanit me 97 pacientë, Spitali i Vushtrrisë me 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës me 32 pacientë dhe Spitali i Ferizajit me 67 pacientë.

Nga spitalet rajonale në vend kanë thënë për express se për shkak të numri të madh të personave të infektuar me virusin Covid-19, janë të stërngarkuar.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, ka thënë se për çdo ditë ka shtim të rasteve që po kërkojnë trajtim në këtë spital. Ai është shprehur se gjendja është shumë e ngarkuar.

“Gjendja është e ngarkuar në spital. Çdo ditë ka shtim të rasteve. Mbi 100 pacientë i kemi duke i trajtuar, disa me Covid e disa të dyshuar për Covid”, ka thënë ai.

Ndërsa, nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se kanë liruar shtretër shtesë për pacientët me Covid-19. Ata kanë bërë të ditur se kanë liruar 166 shtretër për këta pacientë.

Edhe zyrtari për informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka deklaruar se kanë rritje të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ai ka thënë punëtorët shëndetësorë janë të angazhuar maksimalisht, derisa ka bërë të ditur se në spital kanë 536 shtretër, 463 prej të cilëve janë në sistem me oksigjen.

Më Shumë

Prizren, furra “Drini i Bardhë 2” ofron bukë falas për Ramazan

Furra “Drini i Bardhe 2” në Prizren ofron bukë falas për familjet skamnore. Sipas njoftimit të furrës, kjo po bëhet me rastin e muajit të...

Seanca urgjente e Kuvendit të Prizrenit mbyllet në mënyrë kaotike

Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për zyrat e partive politike nuk është shqyrtuar në seancën urgjente të Kuvendit të Prizrenit. Në vend...

PDK, LDK, AAK nuk i paguajnë gjobat në Prizren

Partitë që u dënuan për thyerje të rregullave anti COVID-19 në Prizren nuk i kanë paguar gjobat. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka kryer obligimin për...

Shtatë legjendat e muzikës që vdiqën në moshën 27 vjeçare

Ikona të shumta të industrisë së muzikës pësuan vdekje në moshë të re. Por, shumë nga ta rastisën që nga jeta të ndahen pikërisht...

9 të vdekur e 571 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.351 mostra, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Raportohen 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2...

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore...

Liga Unike: Rahoveci mposht Goga Basketin, rrëmben vendin e tretë

Nga ora 16:00 është zhvilluar ndeshja basketbollistike në kuadër të Ligës Unike në mes të Rahovecit dhe Goga Basketit. Ekipi nga Rahoveci arriti të fitojë...

Renditja e UEFA-s, Bayerni vazhdon të jetë në vendin e parë

Të mërkurën në mbrëmje u përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. PSG-Manchester City dhe Real Madrid-Chelsea, sfida të forta dhe tepër emocionuese. UEFA...

Luka Modric ka rinovuar kontratën?

Real Madrid dhe Luka Modric do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën edhe një sezon më shumë. Të dy palët kanë rënë dakord...

Komuna e Prizrenit largon partitë politike nga zyrat e tyre

Në komunën e Prizrenit, sot ka nisur largimi i zyrave të partive politike që janë të vendosura në pronat e komunës. Kryetari i degës së...

Fifi: Flori Mumajesi, pika ime e dobët

Së fundmi këngëtarja e njohur Fifi ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku i është përgjigjur shumë pyetjeve kurioze. Një ndër...

Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i...

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, brenda një dite gjobiten 775 qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kështu bëhet e ditur...

Prizren, 26 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse...

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga Traktati i Montreux

104 admiralë turq në pension sfiduan publikisht presidentin, Rexhep Tajip Erdogan në një letër të hapur, dhe 10 prej tyre përfunduan në burg, të...

Banorët e fshatit Gjonaj, telashe me rrugë

Mbi 100 familje të fshatit Gjonaj, po përballen me telashe që po iu shkakton rruga e dëmtuar, e banorët për një gjë të tillë...

Lajmet e Fundit