16.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Të gjithë në Prizren

DOKUEdicioni i 13?të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i ka bërë bashkë sot sërish Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Festivali i cili shfaqi 237 filma nga të gjitha anët e botës është bërë atraktiv për shumë njerëz brenda vendit por edhe jashtë tij.

Edhe pse u hap me protestë, aty morën pjesë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, dhe shumë personalitete të tjera nga bota e artit dhe të institucioneve.

Ndërsa, sot kur edhe po përmbyllet edicioni i 13-të i këtij festivali, pjesëmarrës do të jenë edhe Kryeministrat shqiptar Thaçi dhe Rama.

Të dy kryeministrat tanimë kanë mbërritur në Prizren, ndërsa sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Edi Rama ka postuar edhe një foto, me Drejtorin e Dokufest – i cili ia ka dhuruar një bluzë për djalin e tij të vogël, Zahon.

“Në Prizren me Vetonin, drejtorin artistik te Dokufest, dhe bluzen e Dokufest per Zahon:-)”, ka shkruar Edi Rama në Twitter.

Rama, duke folur për Klan Kosova, ka thënë se Dokufest’in, të cilin e mbështeti financiarisht Qeveria e tij, e vlerëson shumë.

Ai ka deklaruar se DokuFest e ka futur kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare dhe është model për t’u ndjekur.

“Dokufest është një model për t’u ndjekur dhe është një avangard në mënyrën e konceptimit, të organizimit, të realizimit, dhe besoj se për gjithë hapësirën shqiptare është aktiviteti më prestigjioz që është arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm që tërheqë kaq shumë vëmendje”.

“Mjafton fakti që janë 120 gazetarë të huaj të akredituar në Dokufest për të kuptuar se Dokufesti e ka futur kulturën shqiptare në agjendën ndërkombëtare, kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Rama për Klan Kosova.

Më Shumë

PDK-ja i përgjigjjet Abrashit: Prizreni zgjodhi punën, jo arrogancën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, për blerje votash gjatë ditës...

Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një qytetar tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore me një...

Lajmet e Fundit