9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Totaj: Trajnerin Bajra do ta kujtjmë me mall

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e trajnerit, Illmen Bajra, i cili vdiq sot në moshën 33 vjec.

“Me keqardhje e pranova lajmin e trishtë për ikjen tepër të hershme të mikut tim, trajnerit perspektiv të basketbollit I. Bajra”.

“Familjarëve, miqve e shokëve ju shprehi ngushëllime të sinqerta !”

“Bajrën do ta kujtojmë me mall e respekt. U prehtë në paqe!”, shkruan Totaj në Facebook, shkruan ‘PrizrenPress’.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bajra kishte punuar si ndihmës te KB Prizreni e KB Prishtina. Ndërsa si trajner kishte udhëhequr Bashkimin dhe Rahovecin. Në rolin e trajnerit, suksesin më të madh e arriti në vitin 2018, kur fitoi titullin kampion me skuadrën e femrave të Bashkimit. Ishte trajner edhe te gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Bajra aktualisht punonte në Gjermani, ku tash e dy sezone udhëhiqte skuadrën e Bad Homburgut.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Lajmet e Fundit