Vdes në Infektive një pacient nga Prizreni i dyshuar me COVID-19

Në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm pacienti Sh.K, 1954, i cili dyshohej të ketë pasur COVID-19, porse analizat do të dalin gjatë ditës.

“Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik”, thuhet në njoftimin e Infektives.

Klinika njofton se në Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me COVID- 19 janë gjithsej 101 raste.

“Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike. Sot nga klinika lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi”, thuhet në raport.

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit