7.8 C
Prizren
E hënë, 14 Tetor, 2024

Vetëvendosje akuzon kryetarin Totaj për menaxhim të keq dhe dëmtim të infrastrukturës në Prizren

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit, Selman Sokoli, ka shpërthyer në një seri akuzash ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai e ka kritikuar Totajn për mungesë të përgjegjshmërisë dhe për veprime të cilat, sipas tij, kanë dëmtuar ndjeshëm interesin publik.

Sokoli ka bërë thirrje për një menaxhim më të përgjegjshëm të detyrave ligjore nga ana e komunës, në mënyrë që të mos cenohet jetesa e qytetarëve.

Ai ka theksuar se, gjatë mandatit të kryetarit Totaj, paligjshmëria është bërë rregull dhe zbatimi i ligjit përjashtim.

“Kjo qeveri e klaneve dhe moskokëqarëse karshi interesave të qytetarëve është karakterizuar me shkelje dhe veprime që kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm publik,” ka deklaruar Sokoli.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Sokoli ka renditur një sërë problemeve që janë ndjekur nga mos menaxhimi i duhur i projekteve dhe shpenzimeve të buxhetit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ai përmendi prishjen e shtegut të biçikletave, punimet pa projekte që përfundojnë në gërmadha, dhe dëmtimin e parkut në lagjen “Bazhdarhane”.

“Një nga shqetësimet më të mëdha është dëmtimi i burimit “SOZI” në Nashec, nga i cili furnizohen disa fshatra të rajonit të Hasit”, u shpreh ai.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Sokoli nënvizoi se këto fshatra kanë pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për më shumë se dy muaj, për shkak të problemeve me energjinë që pompojnë ujin në rezervuar.

“Megjithëse ka pasur një stabilizim të furnizimit, së fundmi janë shfaqur sërish probleme për fshatrat që furnizohen nga burimi i Sozisë”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tha se pas ankesës së banorëve, organet kompetente kishin konstatuar një rënie drastike të nivelit të ujit në kaptazh, e cila lidhet me punimet pa plan dhe të pamenduara nga ana e komunës.

Në fund, Sokoli kërkoi që pushtetarët lokalë të reflektojnë dhe të tregojnë më shumë kujdes, duke theksuar se pasojat e veprimeve të tyre i përjetojnë qytetarët dhe jo ata dhe familjet e tyre.

Ai i rikujtoi kryetarit Totaj premtimet e fushatës zgjedhore për furnizim të rregullt me ujë, duke akuzuar atë për përmbushjen e kundërt të këtyre premtimeve dhe dëmtimin e burimeve ekzistuese të ujit./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

 

Më Shumë

Lojtari i Zvicrës thotë se ka mësuar shumë nga Shaqiri

Sulmuesi Dan Ndoye është paraqitur të mërkurën në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Serbinë. Ndoye luan për Bolognan, ndërsa kthehet te Zvicra...

‘Dardanët’ synojnë fitoren në Lituani

Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Lituaninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Rumanisë 0:3, Kosova triumfoi në Qipro 0-4 dhe sot...

Lajmet e Fundit