28.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Vetëvendosje në Prizren: Këto janë 50 gënjeshtrat e Shqair Totajt

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren i ka quajtur ‘gënjeshtra’ 50 premtimet e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

“Në ditën e gënjeshtrave i kujtojmë 50 gënjeshtrat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ndaj qytetarëve të Prizrenit në fushatën elektorale të zgjedhjeve komunale në Prizren”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë fushatës elektorale kishte premtuar  realizimin e 50 premtime gjatë 100 ditëve të para të punës së tij në komunën e Prizrenit

“Kryetari Totaj kishte premtuar se në 100 ditët e para të punës së tij në komunën e Prizrenit do të realizonte këto 50 premtime, të cilat jo vetëm që nuk u realizuan, por gjatë qeverisjes së tij lulëzuan në masë të madhe punësimet familjare, ndërtimet pa leje e korrupsioni masiv”.

“50 premtimet ( gënjeshtrat ) e kryetarit Shaqir Totaj si më poshtë:

1. Fillimi i procedurave për lansimin e programit të dixhitalizimit të 20 shkollave të para të Prizrenit.
2. Funksionalizimi i sistemit arsimor në tërë komunën e Prizrenit me kuadra profesional dhe meritor për menaxhimin dhe drejtimin e shkollave fillore dhe të mesme.
3. Inicimi i proecedurave për vlerësimin e nevojës për ndërtimin e çerdheve të reja publike dhe indentifikimin e lokacioneve të përshtatshme.
4. Rritja e sigurisë publike brenda dhe përreth shkollave të Prizrenit.
5. Rritja e bursave për nxënësit e shkëlqyeëshëm.
6. Inicimi i procedurave për shtimin e hapësirave dhe modernizimin e shkollës së Mesme të Muzikës.
7. Inicimi i procedurave për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Bibliotekes së qytetit.
8. Formimi i ekipit për krijimin e programit “Mjek për çdo familje”.
9. Formimi i ekipit punues të komunës në bashkëpunim me komunitetin e biznesit për funksionalizimin e Zonës Ekonomike.
10. Përgaditja e kritereve dhe shpallja për të aplikuar në Zonën Ekonomike për të gjitha bizneset me çmim të ulët dhe në mënyrë transparente.
11. Inicimi i procedurave për formimin e ekipit koordiunes dhe menaxhues të fondit të grantit për projektet inovative dhe inciativat individuale për “Start Up” e reja.
12. Lehtësia administrative dhe lirim nga taksat komunale për zejtarinë dhe bizneset artizanale.
13. Fillimin e procedurave për themelimin e Zyrës për Tërheqjen e investimeve të reja në qytet.
14. Largimi i të gjitha llojeve të rrethojave nga hapësirat publike dhe të gjelbërta të qytetit.
15. Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës dhe hartimi i planit emergjent për ndërhyrjen në pjesët me të ndjeshme të komunës sonë.
16. Krijimi i grupit punues për fillimin e shqyrtimit të projektit për trajtimin e qenëve endacak në qytet.
17. Plani i vlerësimit për situatën e ndriçimit publik dhe nevojat për të ndërhyrë sa më shpejt në lagje dhe fshatra.
18. Definimi i hapësirave për ndërtimin e tri parkingjeve të reja në qytet në bashkëpunim me grupet e interesuara.
19. Inicimi i procedurave për vlerësimin e gjendjes së hapësirave për parkingje për persona me aftësi të kufizuara dhe mundësi të qasjes së tyre në të gjitha institucionet komunale publike dhe objekteve kolektive.
20. Inicimi i procedurave për fillimin e vlerësimit të planfikimit të ri të trafikut urban në qytet dhe modernizimin e mjeteve të transportit publik.
21. Inicimi i procedurave për përfundimin e Tranzitit të ri dhe zhbllokimin e rrugës duke shpronsuar pronën private.
22. Inicimi i procedurave për studimin e fizibiletetit për ndërtimin e nënkalimit nga ish BVI – tek rrethi në Bazhderhane.
23. Inicimi i procedurave për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe parkut të ri tek objekti i Shtëpisë së Bardhë.
24. Inicimi i procedurave për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e rrugës tranzite nga Ralina tek ish kampi gjerman i KFOR-it.
25. Themelimi i ekipit punës për vlerësimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm dhe nevojën e investimeve për furnizim 24 orë.
26. Fillimi i procedurave për lansimin e projektit për eliminimin e kabllove elektrike (futjen nëntokë) në lagjet më të dendura të qytetit.
27. Krijimi i ekipit vlerësues për gjendjen e lumenjve të komunës dhe fillimin e rregullimit të shtretërve të lumenjve – me prioritet është Lumbardhi.
28. Lansimi i projektit “Prizreni i gjelbërt” me fillimin e procedurave për blerjen e 10 mijë drunjëve të rinj.
29. Fillimin e analizimit të projektimit të shtigjeve të reja për biçikleta.
30. Inicimi i procedurave për lansimin e programit “Taxi Green” dhe unifikimin e brendimit të taksive në Prizren.
31. Fillimi i procedurave për krijimin e listës së “10 fshatrave turistike” dhe vlerësimin e gjendjes për subvencionimin e tyre.
32. Caktimi i ekipit punues për krijimin e fondit të veçantë për Qendrën Historike.
33. Krijimi i grupit punues për hartimin e databazës së artit dhe kulturës në Prizren.
34. Inicimi i konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e brendimit të Prizrenit dhe përgaditja e ofertës turistike.
35. Dizajnimi, dixhitalizimi dhe promovimi i pikave turistike të komunës sonë.
36. Përgaditja e planit me kritere për ndërjen e mjeteve buxhetore në mbështetje të klubeve kryesore sportive.
37. Përgaditja e planit me kritere për ndarjen e mjeteve buxhetore në mbështetje të shoqatave kryesore kulturore të qytetit.
38. Inicimi i aktiviteteve për koordinim me palët në krijimin e një kalendari të përbashkët vjetor kulturor dhe të ngjarjeve turistike në Prizren.
39. Fillimi i procesit të rifunksionalizimit të Qendrave Rinore në qytet si dhe në Zhur, Gjonaj, Korishë, Përdreni dhe Reçan.
40. Në bashkëpunim me studentët lansimi i kartës së vullnetarit që lehtëson qasjen e të rinjëve në shërbimet më të lira.
41. Vlerësimi i gjendjës dhe fillimi i procesit dhe subvencionimit të ndërtimit të sistemit të ngrohjës së serrave.
42. Emërimin e një ekipi punues për themelimin e fondit të veçantë për blegtorët.
43. Caktimi i orarit të veçantë për grumbullimin e mbeturinave nga gastronomia.
44. Rigjenerimi i zonave të banimit/hyrjeve/fasadave (mirëmbjatja dhe menaxhimi në lagjet më të dendura të qytetit).
45. Fillimi i procedurave për hartimin e planit zhvillor komunal të Komunës së Prizrenit 2022-2032.
46. Zgjidhja e problemit të tregjeve dhe lansimi i tregjeve mobile në lagjet e ndryshme të qytetit.
47. Fillimi i procedurave për funskionalizimin e shtëpisë së Sheherzadës në muze etnologjik.
48. Fillimin e debateve me qytetarët në komunën tonë për investimet zhvillimore strategjike të qytetit gjatë katër viteve të ardhshme.
49. Lansimin e programit qeverisës (transparencë radikale dhe llogaridhënje).
50. Fillimi i procedurave për ndalimin e të gjitha derdhjeve të ujërave të zeza në Lumbardh”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit