Zhduken përsëri vëllezërit problematikë nga Prizreni (VIDEO)

Para tre jave dy vëllezër të mitur ikën nga shtëpia në Prizren dhe u nisën drejt Prishtinës me një veturë të vjedhur.

Dy 14 vjeçarët nga nëna të ndryshme, përsëri u larguan nga shtëpia, së fundmi, por rrugën drejt kryeqytetit, tashti e bënë me një tjetër mjet transporti, njofton klankosova.tv.

E shqetësuar, nëna që kujdeset për këta dy fëmijë lajmëroi policinë për zhdukjen e tyre, ndërkohë që kishte dal edhe vet t’i kërkonte, derisa i gjeti me ndihmën e familjarëve.

Fëmijët janë tash në shtëpi, derisa e ëma e tyre tha se ka marrë premtimin nga dy djemtë se nuk do të ndodhë një ikje e tretë nga shtëpia.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit