14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1005

Jasmin Raboshta nënshkruan kontratë me “Lirinë” e Prizrenit

0

 

Kujtimet e 7 Korrikut 1998: Betejat dhe heroizmi i luftëtarëve të UÇK-së në Prizren

0

Para 26 viteve, më 7 korrik 1998, gjatë një aksioni që kishim ndërmarrë jashtë zonës së lirë të UÇK-së, së bashku me Lumni Berishën-Hanci dhe Besmir Shalën, biem në pritë të forcave serbe që udhëhiqeshin nga komandanti i policisë serbe në Prizren, Shekiq!

Në kohën sa zhvilloheshin luftimet, derisa unë isha me pak ushtarë në vijën e parë të frontit, në krahun e djathtë të vijës së frontit (Përpanikë) kishte arritur Agim Shala me luftëtarë nga Jeshkova, derisa në prapavijën time kishte ardhur Xhevat Berisha, Bislim Zyrapi me shokë nga shtabi lokal i UÇK-së në Jeshkovë.

Pas disa orë luftimesh me forcat serbe që u zhvilluan te vendi i quajtur “Laku i Billushës”, forcat okupatore serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen nga kishin ardhur.

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan shumë djem e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët morën pjesë në shumë beteja tjera, ku do t’i përballojnë me sukses luftimet që u zhvilluan në Rajonin e Vërrinit si në Tusuz, Lez, Jeshkovë, Hoqe e Qytetit, Billushë, Arbëri, Poslishtë, Malësi e Vërrinit, Kushëndill, aksione luftarake që nuk u ndalën kundër okupatorit serb në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Forcat serbe edhe pas 7 korrikut, organizuan njësitet elite të tyre që me çdo kusht të më likuidonin, duke ngritur kurthe dhe prita të ndryshme, të cilat u treguan të pasuksesshme.

Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja në Prizren e kudo në Kosovë deri në çlirimin e plotë të vendit më 12 qershor 1999, ku përfundimisht iu dha fund sundimit shekullor serbo-sllav në tokat tona.

Me respekt i kujtoj gjithë ata luftëtarë trima që morën pjesë në këtë betejë, disa prej të cilëve sot janë heronj të Kosovës!

P.S: Në përfundim e sipër të luftimeve, dua me respekt ta kujtoj ardhjen e tre gazetarëve Qazim Thaqi, Agron Shporta dhe Asllan Bekteshi si dhe aktivistin tashmë të ndjerë nga KMDLNj Masar Shala me bashkëpunëtorë, të cilët i dhanë jehonën e merituar triumfit të parë të UÇK-së kundër forcave të okupatorit serb në Prizren./Zafir Berisha 

Mund të jetë një imazh i 9 persona

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO

0

 

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste.

Kurti përmes një video-adresimi ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai tha se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial”.

“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë. Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, deklaroi Kurti mes tjerash/

Lumbardhi me programin veror të filmave mjedisorë pyet “A është ky shansi ynë i fundit?”

0

Si pjesë e programit të filmit veror 2024, Fondacioni Lumbardhi, në bashkëpunim me Salt, do të shfaqë një përzgjedhje të programit dhjetëvjeçar të filmit  “A është ky shansi ynë i fundit?”, i cili sjell vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe ndikimit që ka te njerëzit, natyra dhe bota.

Ky program i nisur në vitin 2015 nga Salt, sipas njoftimit të Lumbardhit, inkurajon rishqyrtimin e veprimeve të njerëzve ndaj mjedisit dhe biodiversitetit përmes bisedave dhe shfaqjeve dokumentare nga gjeografi të ndryshme duke eksploruar tema, veprime dhe kërkime të ndryshme mbi çështjet mjedisore që lidhen me ndryshimet klimatike.

“Dokumentari From the Wild Sea (2021) fokusohet në përplasjen mes njerëzve dhe natyrës, duke ofruar perspektiva nga të dyja anët; mund të hulumtojmë mbi jetesën në vetmi në Geographies of Solitude (2022), e portretizuar në mënyrë të veçantë nga një ambientaliste. Prej përcjelljes së zhdukjes së kujdestarëve shkencorë të natyrës në Fauna (2023), vijojmë te mënyra të reja të organizimit të punës në një fabrikë minierash ari në Utopia Revisited dhe më pas te rimendimi i natyrës si ofruesi i vetëm i vazhdimit të jetës në Longyearbyen, A bipolar city ( 2016). Nga ekonomia te mbijetesa, ne njohim natyrën dhe hierarkitë shoqërore në Mothers of the Land e mandej vijojmë me një rrëfim mbi shpërndarjen e fareve në mbarë botën në Wild Relatives (2018), ku shqyrtohen përvoja të shtresuara që përfshijnë ekonominë, mbijetesën dhe çështjet mjedisore”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Programi i plotë:

KORRIK:

7 korrik 2024

From the Wild Sea me regji të Robin Petré është një dokumentar poetik që fokusohet në ndërlidhjen mes njerëzve dhe natyrës. Ky dokumentar na merr në një udhëtim shqetësues po aq sa të mahnitëshëm në periudhën antropocene, të parë nga perspektivat si njerëzore po edhe nga ajo e kafshëve.

13 korrik 2024

Geographies of Solitude me regji të Jacquelyn Mills ndjek historinë e ambientalistes Zoe Lucas e cila merret me katalogimin e florës dhe faunës në ishullin Sable, një rrip i hollë toke në bregun kanadez, për dekada. Zoe është banorja e vetme e përhershme ne ishullit dhe e vetme zhvillon ekskursione për të vëzhguar kodrat, qiejtë me yje, kuajt e egër dhe mbetjet e plastikës që sjell deti.

17 korrik 2024

Fauna me regji të Pau Faus, na çon në periferi të Barcelonës ku një fermet me gjedhet e tij jetojnë karshi një laboratori me teknologji të lartë që zhvillon testime mbi kafshët. Fermeri, i cili vuan nga një sëmundje e kockave, dëshmon zhdukjen e profesionit të tij, ndërsa shkencëtarët janë më të zënë se kurrë.

31 korrik 2024

Utopia Revisited me regji të Kurt Langbein, është një dokumentar mbi projekte ekonomike alternative si rasti i një zhvillimi të një tregtie të lirë në një minierë ari apo fabrikë çaji që zotërohet nga vetë punëtorët.

GUSHT:

16 gusht 2024

Mothers of the Land me regji të Diego dhe Alvaro Sarmiento

Në pikëpamjen andeane, gratë dhe toka janë të lidhura në mënyrë të fuqishme. Të dyja janë të afta të lindin dhe rrisin jetë. Mothers of the Land shoqëron pesë gra dhe sfidat e tyre të përditshme për të mirëmbajtur një mënyrë të punimit të tokës që të mbetet tradicionale dhe organike.

23 gusht 2024

Longyearbyen, a Bipolar City me regji të Manuel Deiller na çon në arktik, në qytetin norvegjez të Longyearbyen në arkipelagun Svalbard, ku prej 100 vitesh nxirret qymyr si një burim energjitik dhe ekonomik, që mban e zien në vete shumë paradokse ambientaliste.

30 gusht 2024

Wild Relatives me regji të Jumana Manna ndjek matrikisin e hierarkive dhe marrëdhënieve të përfshira në transportin e farave mes qytetit Longyearbyen në Svalbard të Norvegjisë dhe luginës Beka në Liban.

Programi paraqitet në bashkëpunim me Salt, themeluar nga Garanti BBVA, me mbështetjen e Fondacionit Evropian të Kulturës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Klubi Futbollistik “Liria” e Prizrenit fillon nesër përgatitjet për sezonin 2024/25

0

Nesër, në orën 18:00, Klubi Futbollistik “Liria” i Prizrenit do të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2024/25. Ekipi do të rikthehet në fushë për të filluar stërvitjet intensive, me synimin për të arritur objektivat për sezonin e ardhshëm.

“Ekipi ynë do të rikthehet në fushë për të nisur stërvitjet dhe përgatitjet intensive që do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona për sezonin e ardhshëm. Presim me padurim të shohim të gjithë lojtarët tanë në formë të shkëlqyer dhe të përgatitur për sfidat e reja që na presin.”

Njëkohësisht, klubi është duke punuar fuqishëm për të kompletuar skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të ketë një fillim sa më të mbarë për sezonin e ri./PrizrenPress.com/

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fundi i një epoke, yjet e futbollit që nuk do ti shohim më në Evropian

0

Në përfundim të ndeshjeve çerekfinale janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste në Euro 2024.

Por përveç eliminimit nga kjo veprimtari, për disa futbollistë ajo ndeshje ka qenë e fundit me ekipet e tyre kombëtare. Është e dhimbshme por duhet pranuar, pasi çdo gjë e ka një fillim dhe një mbarim.

Kështu te Gjermania, Toni Kroos, 34 vjeç ka konfirmuar lamtumirën. Edhe Thomas Muller 35 vjeç, kapiteni Gundogan 33 vjeç dhe portieri Nouer 38 vjeç, mund të varin ‘këpucët në gozhdë’, e t’u jepnin mundësi një brezi të ri lojtarësh që të luajnë. E ky në fakt është edhe synimi i trajnerit Nagelsmann, për të krijuar një kombëtare me lojtarë të rinj.

Të dy bëjnë 80 vite, Cristiano Ronaldo 39 e Pepe 41. Pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2024, mund të vijë edhe lamtumira e tyre nga kombëtarja portugeze, edhe pse asnjëri nga të dy nuk e ka zyrtarizuar largimin.

Ronaldo është njeriu i rekordeve me kombëtaren e Portugalisë. 30 ndeshje në finalet e evropianëve dhe 14 gola, por vjen edhe hera e parë pa shënuar asnjë gol, që i përket euro 2024.

Ai e ka pranuar se Evropiani i tij i gjashtë do të jetë i fundit teksa po i afrohet edhe fundit të karrierës së tij vezulluese. Tani ai është 39 vjeç dhe të mendosh se mund të luajë në botërorin 2026, duket e pamundur.

Ndërsa Pepe që ka luajtur 23 ndeshje me kombëtaren portugeze, mosha e tij 41 vjeç në euro 2024, përbën edhe një rekord për të gjithë evropianët. Historia ka treguar se yjet në perëndim duhet tu hapin rrugë yjeve në lindje.

Si Gjermania dhe Portugalia kanë nevojë për frymë të re dhe talentet nuk mungojnë./rtsh

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malisheva del me njoftim për biletat e ndeshjes kundër Buducnostit

0

Malisheva të enjeten me 11 korrik e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

”Torrando” do të përballet me skuadrën nga Mali i Zi, Buducnost Podgorica.

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e hënë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 17:00.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5€, ndërsa në Perëndim 10€.

”Biletat nga nesër mund të blihen në bulevardin e qytetit, në Malishevë, ose ditën e ndeshjes, në Podujevë, afër stadiumit “Zahir Pajaziti” thuhet në njoftim.

Sydney Sweeney, ‘selfie’ para pasqyrës, joshëse me dukje

0

Sydney Sweeney po ndihej bukur, teksa shkrepi një seri fotografish para pasqyrës.

Ylli i “Euphoria”, 26 vjeçe, pozoi para pasqyrës me një bluzë ngjyrë kafe dhe të bardhë, pa rripa që mezi mbulonte gjoksin e saj.

Ajo gjithashtu veshi një fund të shkurtër dhe flirtues në të njëjtin print nga “Miu Miu” që shitet për 1890 dollarë.

Sydney Sweeney po ndihej bukur të shtunën ndërsa shkrepi një seri selfie në pasqyrë përpara se të nisej për ditën

Aktorja e “White Lotus”, e cila së fundmi bleu një shtëpi plazhi prej rreth 12 milionë eurosh në Miami, kishte barkun e saj të tonifikuar dhe belin e vogël në ekran të plotë dhe flokët e saj ishin të përdredhur sikur të ishte ngritur së fundmi nga shtrati.

“Unë nuk bëj shpesh ‘selfie’ në pasqyrë, por kur i bëj ato janë kaotike”, ka shkruar aktorja e “Anyone But You” postimin për 20.4 milionë ndjekësit e saj.

Sydney së fundmi i ka lyer flokët përsëri biondë, pas disa muajsh me flokë të zinj dhe kafe.

Ajo kishte veshur një veshje ngjyrë kafe dhe të bardhë me stampa bandanash, e përbërë nga një fantazmë e modeluar në pjesën e sipërme pa rripa që mezi ia mbulonte gjoksin dhe një fund të shkurtër pambuku flirtues nga Miu Miu që shitet për 1890 dollarë.

Aktorja e White Lotus, e cila kohët e fundit bleu një shtëpi plazhi prej 13 milionë dollarësh në Miami, kishte barkun e saj të tonifikuar dhe belin e vogël në ekran të plotë dhe flokët e saj ishin të përdredhura sikur të ishte ngritur kohët e fundit nga shtrati.

"Unë nuk bëj shpesh selfie në pasqyrë, por kur i bëj ato janë kaotike", shkroi postimi aktorja "Anyone But You".

Burri në Suharekë e sulmon fizikisht gruan, arrestohet

0

Një grua në Suharekë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE – Suharekë 06.07.2024 – 23:20.   Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta pas një konflikti verbal, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri