10.8 C
Prizren
E premte, 25 Tetor, 2024

Suhareka bën goditjen e radhës, transferon ish-lojtarin e Wilit

Suhareka vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në elitën e futbollit kosovar.

 

Skuadra e futur për herë të parë në Superligë synon që të lë gjurmë dhe për këtë po bën disa transferimeve shumë interesante.

Goditja e radhës nga Suhareka është Argtim Ismaili, mesfushor i lindur dhe rritur në Zvicër.

Telegrafi mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet në orët e ardhshme.

25-vjeçari ka qenë një nga talentët më të mëdhenj në futbollin zviceran, por disa lëndime ndalën hovin e tij.

Megjithatë ai e ka nisur karrierën në St Gallen, për të luajtur edhe te Wili në Challange League dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës së dytë të Grasshopperit, por që rregullisht ka stërvitur me ekipin e parë.

Mesfushori defensivë ka cilësi jashtëzakonisht të mira dhe do të jetë një ndihmesë e madhe e Suharekës për t’i arritur objektivat.

Ismaili pritet që të jetë tandem në repartin defensivë të mesfushës me Lorik Boshnjakun.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Derbi i takon Ballkanit

Kampioni në fuqi, Ballkani e ka fituar derbin e qytetit dhe atë të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Suharekës. Ndeshja...

OHTK-ja diskuton projekte të reja në takimin me kryetarët e njësive në Prizren

Përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) mbajtën një takim me kryesinë e kryetarëve të njësive administrative në Prizren. “Gjatë këtij takimi...

Lajmet e Fundit