32.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Korrik, 2024

139 vite më parë Statuja e Lirisë mbërrin në portin e NewYork-ut

Sot 139 vite më parë, simboli i lirisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në portin e New York-ut.

Statuja e Lirisë është ndër monumentet më të famshme të botës. I është dhuruar zyrtarisht SHBA-së nga populli francez me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit, që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe. Me kalimin e viteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”.

Statuja gjendet në ishullin “Liberty Island” në Portin e New York-ut dhe tregon perëndeshën romake të ilirisë, “Libertas”.

Vendimi për t’a ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj, vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.

“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës.

Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisit. Në vitin 1886 ajo është ndërtuar dhe dizenjuar.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rahoveci kujton Avdullah Bugarin e Gëzim Hamzën në 26 vjetorin e rënies së tyre

Sot, te Muri i Pikëllimit në Rahovec, u nderua fillimi i luftimeve për Rahovecin, kujtimin për 17 korrikun 1998, kujtimin për martirët dhe dëshmorët...

Dhunoi seksualisht një të mitur, 20 vjeçari nga Prizreni dënohet me tetë vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim për dënim me tetë vjet burgim, ndaj 20 vjeçarit E.H nga Prizreni, i cili kishte dhunuar seksualisht...

Lajmet e Fundit