Ponte Prizreni me trajner të ri

KB Ponte Prizreni ka njoftuar se ka bërë ndryshime sa i takon drejtimit të skuadrës. Edin Kërveshi do jetë në krye të shtabit teknik.

 

“Nga sot zyrtarisht Edin Kërveshi do të jetë në krye të shtabit teknik të KB Ponte Prizreni, ku së bashku me ndihmëstrajnerin Rigon Hasi do ta udhëheqin skuadrën. Trajneri Kërveshi edhe në të kaluarën ishte për katër sezone në skuadrën e Ponte Prizrenit. Një falënderim i veçantë shkon për udhëheqësin e KB Bashkimi të cilët na mundësuan këtë kalim”, thuhet në njoftimin e KB Ponte Prizreni.

Në tabelën e Superligës klubi prizrenas gjendet në pozitën e gjashtë.

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit