Policia në Prizren parandalon një vetëvrasje

Një person i gjinisë mashkullore ishte vërejtur nga policia të shtunën në një lumë.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka larguar viktimën nga lumi duke e dërguar për trajtim mjekësor.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VETËVRASJE NË TENTATIVË/Prizren 04.03.2023 – 16:20. Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në  lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm pasi që i njëjti kishte probleme psikike.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit