23.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Publikohet Raporti i Auditimit, kryetari Totaj shprehet i kënaqur me përmbajtjen e tij

Zyra Kombëtare e Audimit ka publikuar raportin për pasqyrat financiare të vitit 2023 për Komunën e Prizrenit, duke evidentuar mangësi në menaxhimin e projekteve kapitale, në procedurat e prokurimit, të hyrat, subvencionet, etj. Përkundër këtyre gjetjeve, menaxhmenti i Komunës së Prizrenit është shprehur i kënaqur me përmbajtjen e këtij raporti dhe sipas tyre hapet rruga për plotësimin e kritereve për grantin e performancës komunale.

ZKA në raport ka bërë të ditur se ka dhënë opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare vjetore, pasi ato prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Megjithatë Auditori ka vërejtur fusha ku nevojitet përmirësim për menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, me ç’rast janë evidentuar mangësi në menaxhimin e pasurive, të hyrave, llogarive të arkëtueshme, subvencioneve, menaxhimin e projekteve kapitale dhe në procedurat e prokurimit publik, raporton Telegrafi.

Dobësitë sipas raportit janë identifikuar në menaxhimin e projekteve përmes platformës elektronike, ku në nëntë raste menaxhimi i kontratave dhe vlerësimi i performancës së kontraktuesve nuk është mbajtur dhe arkivuar përmes e-prokurimit. Auditori ka gjetur edhe mos përfshirjen e vendimeve në e-prokurim për pagesat për inflacion, ndërkohë që ka pasur raste kur ka hasur edhe në mungesën e projektit ekzekutiv.

“Projekti ‘Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt’ në vlerë prej 3,470,000 euro nuk ka pasur projekt ekzekutiv të hartuar nga Komuna. Megjithatë ishte nisur procesi i prokurimit duke përgatitur vetëm paramasën dhe parallogaritë”, thuhet në raport, për të vijuar tutje se procedurat e prokurimit për këtë projekt janë iniciuar me zotimin e vetëm 50 mijë eurove. Inicimi i procedurave të prokurimit pa fonde të mjaftueshme është hasur edhe në disa raste, si projekti për Rehabilitimin e ujësjellësit dhe vendosja e ujëmatësve në Zhur në vlerë prej 2.5 milionë eurove është iniciuar me zotimin prej vetëm 50 mijë eurove, pastaj projekti për Rehabilitimin e hapësirave publike në qendrën historike me vlerë të parashikuar 3 milion është iniciuar me 6 mijë euro zotim, etj.

Auditori ka identifikuar edhe vonesa në pagesën e faturave dhe në realizimin e projekteve kapitale, sikurse edhe lëshime tjera, ku raporti ka rezultuar me 13 rekomandime, prej tyre 7 të reja, 5 të përsëritura dhe 1 pjesërisht i përsëritur.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur i lumtur me përmbajtjen e këtij raporti duke theksuar se kjo komunë radhitet në mesin e komunave me performancën më të mirë sa i përket shpenzimit të buxhetit komunal në mënyrë të duhur ligjore dhe transparente. “Me këtë raport, Komuna e Prizrenit plotëson indikatorët relevant dhe parakushtet për Grantin e Performancës Komunale si dhe besojmë në arritjen e performancës, që mundëson punë edhe më të mira në interes të qytetarëve tanë”, ka thënë Totaj./Telegrafi/.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Oborret e shkollave në Prizren, parkingje për mërgimtarët

Komuna e Prizrenit ka hapur oborrin e gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe të shkollës “Lidhja e Prizrenit” për parkimin e automjeteve të mërgimtarëve. Drejtori i Shërbimeve...

Dëshmitari Zyrapi thotë se ngjarja në Rahovec s’kishte të bënte me Shtabin e Përgjithshëm

Dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Bislim Zyrapi, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

Lajmet e Fundit