Euro 2024 mësoi mbrëmjen e djeshme edhe finalisten tjetër, ku tashmë Spanjë – Angli do të sfidohen për trofeun e madh ditën e dielë. Tashmë ky turne i ka lënë “skenën” Europa dhe Conference League. Takime dhe sfida mjaft interesante kanë rezervuar këto dy kompeticionet, ku 6 ekipe shqiptare do të zbresin në fushën e lojës. Llapi është skuadra e vetme shqiptare që do të luajë në Europa League. Ekipi nga kampionati i Kosovës do të nisë aventurën në transfertë, teksa në orën 20:30 do të sfidohet me Ëisla në Poloni.
Ndërkohë 5 ekipet e tjera luajnë në Conference League. Kështu gjithçka do të nis me duelin mes Malishevës dhe Buducnost, sfidë që starton në orën 17:00 dhe luhet në stadiumin “Stadiumi Zahir Pajaziti” në Podujevë. 1 orë më pas do të jetë radha e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë luajnë në transfertë dhe sfidohen me Noah e Armenisë, duel që starton në orën 18:00. Tirana gjithashtu do të luajë në transfertë, teksa në orën 19:00 do të sfidojë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit. Ndërkohë Paartizani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Marsaxlokk, me sfidën që starton në orën 20:00.
Në fund, por jo më pak e rëndësishme është dueli i Vllaznisë. Shkodranët luajnë në transfertë dhe ndeshja fillon në orën 21:00 dhe kuqeblutë do të kenë përballë Valur. Duele të rëndësishme për ekipet shqiptare që synojnë ta nisin me këmbën e mbarë aventurën e tyre në këto kompeticione.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit