16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ambasadori Malaj në “DokuFest”, emocionohet nga filmi dokumentar “Return to Kosovo”

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mbrëmjen e djeshme mori pjesë në festivalin “DokuFest” në Prizren.

Atje, ai shkoi me ftesë të kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj, raporton Klankosova.tv.

Në një postim në rrjetin social “X”, Malaj tregoi se me emocion e ka ndjekur filmin dokumentar “Return to Kosovo” të gazetarit Julius Strauss, i cili në thelb ka masakrën e familjes Derliu.

Poashtu, Malaj ka takuar edhe të mbijetuarin e kësaj.

Me shumë emocion ndoqëm edhe filmin dokumentar ‘Return to Kosovo’, të gazetarit Julius Strauss, mbi një ngjarje të dhimbshme ku në thelb ka masakrën e familjes Deliu, në Abri të Epërme, në Drenicë të Kosovës. Një ngjarje që trondit mbarë botën! Me peshën e rëndë të gjithë asaj çka transmetoi dokumentari tek ne, takova edhe Besnikun, të mbijetuarin e kësaj masakre, i cili në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç. Një djalë i ndjeshëm, por i fortë”, ka shkruar Malaj në X.

Ndërkaq, në lidhje me vetë festivalin DokuFest, Malaj tha se ai cilësohet si më i rëndësishmi i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore.

“Por jo vetëm, DokuFest i bën netët e Prizrenit plot gjallëri, si një ngjarje që nuk duhet humbur”, potencoi Ambasadori Malaj.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Prizreni godet sërish në merkato: Huazon portierin Enes Morina nga Malisheva

FC Prizreni ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me KF Malisheva për huazimin e portierit të talentuar kosovar,...

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave. Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata...

Lajmet e Fundit