7.8 C
Prizren
E diel, 20 Tetor, 2024

Në Dibër u mbajt manifestimi “Dita e Plisit”

Në Dibër për herë të parë u mbajt manifestimi mbarëkombëtar Dita e kësulës (plisit), në organizim të Shoqërisë kulturo – artistike dibrane “Dibra e Madhe” dhe shoqatës “Pellazgët” nga Tetova.

Pjesëmarrës të shumtë nga shumë qytete të trevave shqiptare me plisat në kokë në sheshin “Skënderbeu” luajtën shumë valle kombëtare dhe Dibra faktikisht ishte qendër e traditës të mbajtjes së plisit, ose siç i thonë dibranët Kësulës të bardhë. Por përveç kësulës të bardhe mbardibrane, kishte edhe shumë plisa të trojeve shqiptare, dhe normalisht pjesëmarrësit ishin në pjesën më të madhe në veshje kombëtare.  Veçmas me shumë emocione u pritën dibranët e moshuar të cilët edhe sot në kokat e tyre mbajnë kësulat e bardha dibrane të cilët me vëllezërit e tyre nga shumë qytete të tjera qëndruan dhe biseduan para shtatores të patriotit të madh dibran Elez Isufi. Normalisht u shkrepën edhe shumë fotografi nga ky manifestim kombëtar.

Kryetari i shoqërisë kulturo artistike “Dibra e Madhe”, Miçe Duka duke përshëndetur të gjithë të pranishmit tha se ky aktivitet mbarëkombëtar mbahet për herë të parë edhe në Dibër të Madhe. Ai potencoi se në këtë event merr pjesë edhe kryetari I shoqatës “Pellazgët”, dr. prof. Shefki Selami si dhe përfaqësues nga të gjithë trojet dibrane dhe mbarshqiptare. Ai tha se ruajtja e traditave kombëtare sidomos nga brezi i ri, ka një domethënie shumë të madhe.

Në sheshin Skënderbeu, burra dhe gra me kësulat dibrane por edhe plisat në kokë, luajtën shumë valle tradicionale dibrane, por edhe nga trojet e tjera shqiptare. Manifestimi u ndoq edhe nga shumë dibranë. Pastaj manifestimi vazhdoi me parakalimin nëpër rrugët kryesore të Dibrës dhe në Qendrën për Kulturë, dibranët patën mundësi të ndjekin një koncert të pasur të rastit nga ana e SHKA “Dibra e Madhe”, si edhe nga disa shoqëri të tjera pjesëmarrëse në manifestimin të Kësulës, respektivisht plisit. Në koncertin u shfaqën shumë valle të njohura dibrane, shumë këngë dibrane në të cilët këndohet për patriotët dibran, por edhe valle nga trojet e tjera shqiptare./koha.mk/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

“Njerëz dhe Fate 2” nga 1 nëntori në të gjitha kinematë

Filmi “Njerëz dhe Fate 2” është gati të shfaqet për publikun. Telenovela e parë shqiptare e përbërë nga një kast i mrekullueshëm aktorësh, ka...

Tentim vrasje në Rahovec, një person qëllohet me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje pasdite në Rahovec, ku një mashkull kosovar ka raportuar se ishte objekt i një sulmi me armë. Sipas...

Çkapja e shteti

Lajmet e Fundit