5.8 C
Prizren
E hënë, 21 Tetor, 2024

Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik

Në rrjetin elektrik në Vlashnjë të Prizrenit nuk është investuar me dekada. Gjendja është rënduar edhe më shumë në ditët e fundit, pasi disa shtylla janë rrëzuar e telat kanë prekur tokën në pronat e banorëve të këtij fshati.

Banorët e këtij fshati ndihen të rrezikuar si për vete, ashtu edhe për kafshët që shfrytëzojnë kullotat.

“Unë shkoj në orën 5 në punë, në shkollë, ku e di unë ku shkeli për shembull. Ka kaluar një fmijë i yni dhe në moment u rrëzua një shtyllë, por për fat të mirë nuk ka pas diçka të keqe. Edhe këta që janë krejt të shkulëm janë, vetëm jemi duke i mbajt me kablla”, tha  Adnan Skleraj, banor i Vlashnjes.

“Rrjeti elektrik është shumë i rrezikshëm në pjesën tonë, pak më lart dy- tri shtylla kanë ra në tokë, kabllot janë në tokë. Jemi shumë të keqtrajtuar me rrymë, për ç’do mëngjes, hajdeni kur të doni në orën 6 për çdo mëngjes kemi ndalje të rrymës, jo një ditë por çdo ditë”, tha banori tjetër i kësaj lagjeje, Pelivan Hoxha.

Të rrezikuar nga shtyllat elektrike dhe telat e rrymës ndihen edhe udhëtarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

“Problemi është se dikush ja gjun fajin komunës e dikush atyre të KEDS-it, sepse ato thonë se duhet me shku në procedura, me bë kërkesa për shtyllat e KEK-ut për intervenim, si ne që jemi mësuar me ja gjujt fajin njëri – tjetrit”, tha Arjanit Kastrati udhëtar.

Përfaqësuesi i fshatit Petrit Hoxha, thotë se ka kërkuar ndihmë nga Kuvendi Komunal, por që ky problem nuk është kompetencë e komunës. Hoxha thotë se janë të njoftuar rreth një projekti të KEDS-it i cili do të duhej të niste në pranverë.

“Edhe unë si kryetar i bashkësisë lokale nuk e di se pse nuk ka filluar ende rregullimi i këtyre shtyllave, të cilat rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve, sepse këta tela janë rreth tokës dhe pronarët e tyre nuk kanë mundësi që të kenë qasje në tokat e tyre shkaku i kabllove elektrike”, tha ai.

Për këtë gjendje, RTK ka kërkuar përgjigje edhe në zyrën për marrëdhënie me publikun të KEDS-it.

Lulzim Krasniqi, zëdhënës i kompanisë ka theksuar: “Ekipet e KEDS-it do të dalin në vend për të verifikuar gjendjen e tyre dhe, nëse këto janë asete të KEDS-it, si dhe varësisht nga nevoja, edhe do të veprohet. Në rast të këtillë, KEDS-i do të përkujdeset për mirëmbajtjen e këtij rrjeti deri në miratimin e një plani investiv për këtë zonë”./rtk/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Duda Balje, sot 47 vjeçe

Deputetja nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, Duda Balje, sot feston ditëlindjen. Balje ka mbushur plot 47 vjet jetë dhe duket më energjike se kurrë. Urime të...

Prizreni përballet me Borën sot

Sot në orën 19:00, në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit, Proton Cable Prizreni do të përballet me skuadrën Bora në kuadër të ProCredit Superligës...

Çkapja e shteti

Lajmet e Fundit