3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Shaqir Totaj në Washington: Privilegj të rikthehem në Departamentin e Shtetit pas 15 vitesh

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka realizuar një vizitë të veçantë në Washington DC, duke u rikthyer në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve pas 15 vitesh. Ai e përshkroi këtë rikthim si një përvojë emocionuese dhe rikujtim të rëndësishëm.

“Ishte freskim i jashtëzakonshëm i memories, që pas 15 vitesh të kthehem në US State Department, Benjamin Franklin Room,” deklaroi Totaj në llogarin e tij në Facebook, përcjell PrizrenPress.

Gjatë kësaj vizite, ai pati rastin të takohet me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit për sektorin e edukimit, Scott Weinnhold. Po ashtu, Totaj mori pjesë në “Global Leadership Forum” që po mbahet në kuadër të programit “H. H. Fellowship,” ku pati mundësinë të takojë pjesëtarë të shumtë nga ky forum./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

“Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë”- Munishi flet për rivalitetin dhe fillimin e sezonit me Lirinë

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ecurinë e skuadrës, rivalitetin në Ligën e...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Lajmet e Fundit