Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ “Advancing Together”, sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër projekteve, të cilat do të kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe ndërveprimit ndërmjet grupeve etnike në këtë komunë, përcjell PrizrenPress.

Këto katër projekte janë: Papa Testi për gratë; Përmirësimi i qasjes në shërbime dentare për personat me aftësi të kufizuara; Vendosja e lëkundëseve për fëmijë nëpër fushat e lojërave në fshatra; Dhomat Etnologjike (shqiptarë dhe gorano-boshnjakë) në Muzeun Komunal.

“Shuma totale për realizimin e projekteve është 47 mijë euro, ku OJQ “Advancing Together” do të kontribuojë me 19 mijë euro, ndërsa Komuna e Dragashit do të kontribuojë me 28 mijë euro”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Lajmet e Fundit