14.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Mosmarrëveshja për kanalizim në Malishevë përfundon me të shtëna

Një konflikt për çështje kanalizimi në Malishevë ka eskaluar në kërcënime dhe përdorim arme, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një pistolete me gas.

Rasti është raportuar më 10 gusht 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Ibrahim Mazreku”. Sipas hetimeve, palët e përfshira – H. M., rreth 48-vjeçar, E. M., rreth 49-vjeçar dhe B. M., rreth 20-vjeçar, kishin një mosmarrëveshje të mëhershme për kanalizimin, e cila u shndërrua në përleshje me kërcënime dhe të shtëna.

Në vendngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja dhe 4 fishekë që dyshohet t’i përkasin një pistolete me gas. Pas sigurimit të provave, është identifikuar i dyshuari B. M., i cili dyshohet se ka përdorur armën. Fillimisht, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë, por më pas ai ka treguar vendin ku e kishte fshehur armën – një pistoletë me gas të tipit Zoraki 917-8, me 7 fishekë, e cila është sekuestruar si dëshmi materiale.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vetëgjyqësi”, “Kanosje”, “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. I dyshuari E. M. dhe i dyshuari B.M. janë ndaluar për 48 orë dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

PDK feston në Prizren, Krasniqi e Totaj në shesh me prizrenasit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjendet sonte në Prizren ku edhe po feston bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj. Ata janë parë në qendër...

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan Ceki Hotin nga Prizrenin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Prizreni që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar...

Lajmet e Fundit