-3.7 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nderohet me Medaljen e Nderit

Sot, futbolli kosovar dhe mbarë vendi ynë u nderuan me vizitën e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u dekorua me Medaljen e Nderit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në ceremoninë solemne, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, zv/presidenti i UEFA-s dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ambasadorë të akredituar në Kosovë, futbollistët e Kombëtares, legjendat e futbollit kosovar, gjenerata e sakrificës, drejtues të klubeve dhe mysafirë të shumtë, presidenti Infantino shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë nder dhe emocionin që e ndien sa herë që viziton Kosovën.

“Është nder dhe kënaqësi e madhe të jem këtu, në shtëpinë time – në Kosovë. Kjo medalje është një vlerësim që ia dedikoj mikut tim të madh, Fadil Vokrrit dhe të gjithë popullit të Kosovës”, u shpreh presidenti Infantino, duke theksuar se “sot Prishtina është kryeqyteti i botës”.

Ai tutje theksoi se është e rëndësishme që Kosova të investojë në futboll. “Besoni në këta djem, besoni në fëmijët tuaj, në të ardhmen tuaj dhe në futboll sepse magjia e futbollit është unike”.

Paraprakisht në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së i dëshiroj mirëseardhje presidentit Infantino dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që FIFA ka dhënë për zhvillimin e futbollit kosovar, duke theksuar se vizita e tij është një tjetër dëshmi e miqësisë dhe përkushtimit ndaj futbollit të Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Lajmet e Fundit