13.3 C
Prizren
E premte, 21 Nëntor, 2025

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kulturor

Sot në Gjirokastër, në kuadër të Javës së Kulturës në Shqipëri, u zhvillua takimi zyrtar ndërmjet delegacionit të QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan me drejtorin e DRTK Gjirokastër, Ardis Duka.

Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit profesional, me fokus të veçantë në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Gjatë diskutimeve u trajtuan përvoja konkrete në restaurim, konservim dhe menaxhim të monumenteve të trashëgimisë, duke u hapur mundësi të reja për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunime afatgjata mes institucioneve tona.

Drejtori i QRTK Prizren, Samir Hoxha, foli për rëndësin e këtij bashkëpunimi.

“Bashkëpunimet ndërinstitucionale mes qendrave rajonale në Kosovë dhe institucioneve homologe në Shqipëri janë thelbësore për forcimin e standardeve profesionale në trajtimin e trashëgimisë sonë të përbashkët”.

Drejtori i QRTK Gjilan, Arton Hoxha, tha se shkëmbimi I përvojës ndihmon në avancimin e vlerave.

“Shkëmbimi i përvojave praktike në konservim dhe restaurim është një vlerë që na ndihmon të avancojmë qasjet dhe metodat tona.”

Drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka, ndërkaq shprehu interesimin për bashkëpunim.

“Jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin profesional dhe të ndërtojmë projekte të përbashkëta që i shërbejnë trashëgimisë dhe komunitetit”.

Pas takimit u organizua ceremonia e hapjes së ekspozitës në Kalanë e Gjirokastrës, ku ekipet profesionale të QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan ofruan prezantime dhe shpjegime për përmbajtjen e ekspozitës.

Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në krijimin e platformave të përbashkëta për zhvillimin e politikave të trashëgimisë kulturore në nivel rajonal./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Më 28 Nëntor në Prizren do të zbulohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, përfaqësuesin e Shoqatës...

Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në dy fshatra të Prizrenit|Video

Nga prurjet e mëdha të ujërave, u dëmtua ura që lidh fshatrat Zojz dhe Medvec, si dhe komunën e Mamushës. Sipas përfaqësuesit të fshatit Zojz,...

Lajmet e Fundit