13.8 C
Prizren
E shtunë, 6 Korrik, 2024

Ndryshime në Policinë Rajonale në Prizren, këta janë eprorët që u emëruan në katër pozita

Në disa drejtori të Policisë së Kosovës, po vazhdojnë ndryshimet dhe emërimet në pozita të ndryshme të disa zyrtarëve e eprorëve brenda këtij institucioni. Ndryshime të tilla kanë ndodhur së fundmi në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për ndryshime në katër pozita, në stacionin policor në Prizren, si dhe në drejtorinë rajonale – pas propozimeve të bëra, që janë aprovuar nga Policia e Kosovës.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/833449621690990

Nënkoloneli Lulëzim Shala, i cili ka udhëhequr Operativën Rajonale është emëruar zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Në vendin e tij, si shef i Operativës Rajonale është caktuar major Vehbi Zekolli, i cili ka qenë komandant i stacionit policor Alfa në Prizren, raporton Sinjali.

Kapiten Nexhdet Mrasori, i cili ka qenë zëvendëskomandant në stacionin policor në Prizren është emëruar komandant i këtij stacioni.

Kurse në pozitën e shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale është emëruar kapiten Faruk Beqiri, i cili më parë ka qenë shef i Krimteknikës në Hetimet Rajonale.

Këto vendime kanë hyrë në fuqi nga sot.

 

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Buzëqeshje e pikturuar

Sahit Osmani Me ngjyrat dhe aromat e dashurisë e pikturova buzëqeshjen tënde ndonëse furçën ma e trazonte era vështrim i përndezur më forconte Doja t'i nxirrja të fshehtat në...

Kosova pa fond emergjent, afër gjysmë milion dëme nga reshjet e shiut vetëm në Dragash

Mbi gjysmë milionë euro është dëmi i shkaktuar në Komunën e Dragashit pas vërshimeve që ndodhën javë më parë. Nga kjo komunë janë në...

Lajmet e Fundit