4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Nga Austria kthehen analizat e videove nga burgu ku vdiq Astrit Dehari

Në kohën kur do të bëhet një vit që nga vdekja e Astrit Deharit, pritet që në Kosovë të kthehen nga Austria analizat e videove të kamerave të sigurisë në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit, raporton KTV.

Kjo, për KTV-në, është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, që ka thënë se kjo do të mundësojë vazhdimin e hetimeve. Incizimet ishin dërguar në muajin shkurt në Institutin “IT Forensics BKA” për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.

Prokurori Metush Biraj ka deklaruar se kjo është një analizë pak më e ndërlikuar, andaj duhet më shumë kohë.

Incizimet që janë duke u analizuar janë nga 3 kamera të ndryshme, nga mesnata ndërmjet 4 e 5 nëntorit deri mëngjesin e 6 nëntorit. Astrit Dehari, që po dyshohej për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, vdiq pasditen e 5 nëntorit në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit. Që nga ajo ditë, Prokuroria e ka hetuar vetëm pistën e vetëvrasjes, derisa familja Dehari insiston se ai u vra. Për këtë, Kuvendi vendosi që qeveria të paguajë shpenzimet për një hetim të pavarur, të cilin do ta zgjidhte familja.

Por, kërkesa u refuzua me arsyetimin se familja Dehari zgjodhi një institut hetues në Zvicër, që nuk është vend i BE-së.

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit