Fotografi i njohur i modës: Do të përjetësoj kostumin arbëresh

Mario Testino është një nga emrat më të njohur në botën e modës, fotograf i cili ka realizuar kopertinat e disa prej revistave me te njohura të modës si Vogue, V Magazine, Vanity Fair etj.

kostum arberesh

Gjate një vizite dje në komunën e Horës së Arbëreshëve, Mario Testino,  ka shprehur dëshirën që me anë të fotove të tij të përjetësojë kostumet tradicionale të banorëve të kësaj zone.

Kryetari i komunës së Horës, Rosario Petta thotë se: “Kostumet tona kanë lënë me gojë të hapur edhe një fotograf si ai, që ka përjetësuar me foto gjatë karrierës së tij, shumë personazhe të njohur në të gjithë botën”, duke vazhduar më tej se “Është një emocion i madh për ne konfirmimi se sa tërheqës dhe unik është identiteti ynë”.

mario testino ok

Imazhet e marra nga Testino gjatë shërbimit fotografik, do të botohen prej vetë tij në një përmbledhje që do të shohë dritën e botimit shpejti.

Kohët e fundit Hora dhe fshatrat e tjerë arbëreshë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve dhe turistëve nga e gjithë bota, për etnografinë, kulturën dhe traditën shqiptare që kanë arritur ta ruajnë për më shumë se katër shekuj. /diasporashqiptare/

Më Shumë

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit