2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Këshilltari i Asamblesë Komunale në Prizren, pranon fajësinë për mos deklarim të pasurisë

Ilir Baldedaj, këshilltar i Asamblesë Komunale në Prizren ka dalur sot para Gjykatës Themelore në Prizren për tu përballur me akuzën për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, raporton Drejtësia Sot.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të udhëhequr nga gjyqtari Luan Berisha, së pari u procedua me leximin e aktakuzës nga ana e prokurorit Besim Susuri dhe deklarimin e të pandehurit rreth fajësisë.

Kështu pas leximit të aktakuzës, i pandehuri Baldedaj u deklarua se ndihet fajtor për akuzën në fjalë, se është penduar për veprën e kryer dhe se veprimet e tilla nuk do t’i përsërisë në të ardhmen.

Pas këtij deklarimi, gjyqtari Berisha pasi mori mendimin e prokurorit dhe mbrojtësit të të akuzuarit mori aktvendim dhe aprovoi pranimin e fajësisë.

Tutje pas këtij momenti gjatë deklarimit lidhur me sanksionin penal prokurori Susuri i propozoi gjykatës që me rastin e shqiptimit të dënimit, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të merr për bazë pranimin e fajësisë si rrethanë lehtësuese. Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Baldedaj avokati Besim Morina i propozoi gjykatës që ndaj klientit të tij t’i jepet një dënim minimal duke i marrë për bazë rrethanat e pranimit të fajësisë.

Në fund me fjalën e avokatit Besim Morina u pajtua edhe i pandehuri Ilir Baldedaj.

Pas përfundimit të kësaj procedure, gjyqtari Luan Berisha njoftoi se shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më datë 10 shtator 2021 në ora 09:00.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari Ilir Baldedaj akuzohet se nga data 1 mars 2020 deri më 19 qershor 2020, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik Prizren, ka vepruar në kundërshtim me nenin 3 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 pika 8 lidhur me nenin 5 dhe nenin 8 paragrafi 1 të Ligjit 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë.

Aktakuza sqaron se si zyrtarë publik i pandehuri është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose detyrime financiare për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në atë mënyrë që nuk e ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë brenda afatit ligjor deri me 31 mars të vitit 2020, i cili afat është zgjatur deri më 19 qershor të vitit 2020.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ndalon dy persona për 48 orë dhe kërkon masën e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, me...

Disa të dyshuar ia vjedhin portofolin një personi në Prizren

Disa persona dyshohet se ia kanë grabitur portofolin një burri në Prizren. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti po hetohet. “GRABITJE- Prizren / 07.01.2025...

Lajmet e Fundit