Totaj pret në takim ministrin Çeku, pajtohen për bashkëpunim të vazhdueshëm

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, priti sot Ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çeku me delegacionin e tij. Me këtë rast diskutuan për rritjen e dinamikës së punimeve në projektet aktuale të kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit.

Të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm për realizimin e projekteve aktuale dhe projekteve të reja në art, kulturë dhe sport, që së bashku të kontribuojnë në të mirën e përgjithshme të komunitetit.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor

Ndër projektet që diskutuan ishte përfundimi i punimeve në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi”, krijimi i shtegut të atletikës, restaurimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, krijimi i infrastrukturës për sportet: xhudo, tenis, ping-pong dhe shah; inaugurimi i ekspozitës për “Nënën Terezë”, ristrukturimi i ambienteve të ekspozitës në Lidhjen e Prizrenit, ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrës kulturore turke dhe asaj hebraike në Prizren, renovimi i objekteve të vjetra në rrugën “Marin Barleti” dhe shumë projekte të tjera, të cilat mund të implementohen vetëm me anë të bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkëveprimit mes të dyja institucioneve.

Kryetari Totaj falënderoi Ministrin Çeku për gatishmërinë dhe qasjen konstruktive për bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që Komuna ka në promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë kufijve./ PrizrenPress.com

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 1 person, beard, standing and indoor

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit