Aktori i “1923” Cole Brings Plenty u gjet i vdekur, konfirmojnë policia dhe familja

Cole Brings Plenty, aktori i serialit amerikan “1923” i cili u zhduk fundjavën e kaluar, u gjet i vdekur të premten në një zonë pyjore në Kansas, tha policia dhe familja e tij.

Aktori, 27-vjeçar, u pa për herë të fundit në orët e hershme të mëngjesit të 31 marsit duke u larguar nga zona e Lawrence, Kansas, me një Ford Explorer të bardhë.

Cole Brings Plenty dyshohej nga policia se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje të dhunës në familje, sipas një postimi në Facebook nga Departamenti i Policisë Lawrence në Kansas.

Trupi i Brings Plenty u gjet dhe u identifikua “në një zonë të pyllëzuar larg automjetit”, tha policia.

“Jam thellësisht i pikëlluar të konfirmoj se djali im, Cole, është gjetur i vdekur dhe nuk është më me ne,” tha babai i tij, Joe Brings Plenty Sr., dhe familja në një deklaratë.

Përveç pjesëmarrjes në dy episode të prequel-it të serialit Western “Yellowstone” “1923”, titujt e tjerë të aktorit përfshijnë paraqitjet në serialet televizive “Into the Wild Frontier” dhe “The Tall Tales of Jim Bridger”, sipas faqes së tij në IMDb. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit