14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Gianluigi Donnarumma është portieri titullar i PSG-së dhe ai bën pjesë në planet e parisienëve edhe për të ardhmen.

Megjithatë kampioni në fuqi i Francës po kërkon një portier të ri për të qenë në bankë dhe ta zëvendësojë Donnarumman kryesisht në ndeshjet e Kupës së Francës.

Kryeqytetasit francezë kanë në listë dy emra, ku njëri nga ta do të transferohet në Parc de Princes në afatin kalimtar veror.

Transfermarkt ka raprotuar se portieri kosovar Diant Ramaj si dhe gjermani Noah Atubolu janë në listën e PSG-së, ku njëri nga ta do të jetë portieri i dytë për sezonin e ri.

“Paris Saint-Germaini po shikon për portier të ri të dytë, pas Gianluigi Donnarummas dhe ka dy prej portierëve të rinj më të vlerësuar në Gjermani në listë. Diant Ramaj, që vetëm verën e kaluar u transferua nga Eintracht Frankfurti tek Ajaxi i Amsterdamit dhe Noah Atubolu i Freiburgut raportohet se janë përcjellë nga klubi parisien”, shkruan sajti i specializuar për transferimin e lojtarëve ‘Transfermarkt.de’.

22-vjeçari Ramaj ka qenë fantastik këtë edicion me Ajaxin dhe vlera e tij ka shkuar në 10 milionë euro nga Transfermarkt.

Mbetet të shihet nëse dy portierët e rinj Ramaj dhe Atubolu do të largohen nga klubet e tyre dhe të transferohen për të qenë vetëm rezervë te PSG.

Kujtojmë që Ramaj këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Ajaxit, derisa në gjashtë prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.

Ramaj është kërkuar që një kohë të gjatë nga Përfaqësuesja e Kosovës, por ai ende nuk ka dhënë përgjigje pozitive. /Telegrafi

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit