14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me sukses planin operativ “Siguria në trafikun rrugor” gjatë periudhës 06.05.2024-12.06.2024.

Këto aktivitete janë realizuar në katër (4) komuna të rajonit të Prizrenit.

Në këtë periudhë janë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e tetë (1828) gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë shkelur ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Përveç kësaj, janë ndërmarrë veprime të ndryshme në kuadër të planit:

  • Hetimi i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve me dëme materiale në komunikacion,
  • Hetimi i dymbëdhjetë (12) aksidenteve me të lënduar,
  • Vendosja e masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve për pesëmbëdhjetë (15) persona.

Njësitë policore vazhdojnë të mbajnë pika të kontrollit të automjeteve në terren për të parandaluar aksidentet e trafikut rrugor, me fokus të veçantë në aksidentet me fatalitet.

 

 

Më Shumë

Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në...

Liria fiton në shtëpi dhe ngjitet në vendin e tretë

Liria ka marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të saj, duke mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Parë. Golave...

Lajmet e Fundit