12.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Maj, 2025

Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit

Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësisht pllaka përkujtimore për të rënët e fshatit Pagarushë, dëshmorët dhe martirët e fshatit.

Në këtë ngjarje mori pjesë kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Nait Hasani, njëri nga themeluesit e UÇK-së, pastaj  Kadri Kryeziu dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të politikës dhe qytetarë të shumtë.

Pllakën për të rënët e fshatit e shpalosën familjarët e dëshmorëve të fshatit, së bashku me kryetarin e Kastratin.

Në fjalën e rastit, Kastrati tha se “kjo pllakë, me këta emra, në vete mbanë të gjitha vlerat më të larta të një kombi: luftën, krenarinë, dinjitetin dhe sakrificën. Ne sa më shumë që i respektojmë këto vlera, do të jemi gjithmonë më mirë. Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve të kombit”.

Ndërsa, Hasani, në fjalën e tij, bëri thirrje për unitet dhe mbrojtje të vlerave të luftës. Ai theksoi se këto vlera sot mbrohen duke mbrojtur krerët e luftës, të cilët padrejtësisht po gjykohen në Hagë, dhe duke i mbrojtur ata, ne mbrojmë edhe lirinë që kemi fituar.

Hasani gjithashtu i përgëzoi pagarushasit për këtë vepër dhe për kontributin e këtij fshati, sidomos gjatë luftës së fundit, ku kanë mbajtur me bukë mbi 100 mijë banorë të zhvendosur dhe kanë furnizuar me armë të gjithë ata që kanë luftuar.

Në emër të degës së OVL të UÇK-së foli Januz Mazreku, i cili theksoi se pa krismat e pushkës dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve, nuk do ta kishim lirinë.

Në emër të luftëtarëve të fshatit foli Sahit Pagarusha, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve foli Fidaim Krasniqi. Për historinë e fshatit dhe kontributin në luftë foli Nysret Kryeziu.

Kadri Kryeziu, në fjalën e tij, vuri në dukje se në të gjitha luftërat e 100 viteve të fundit në trojet shqiptare, ka qenë e pamundur të mos ketë marrë pjesë dikush nga Pagarusha.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sindikalistët protestojnë më 1 maj, kërkohet rritja e pagave

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj. Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë...

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 70 aksidente dhe janë shqiptuar 2243 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit