Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun

Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të hënën në rrugën Dragash-Zhur.

Në ceremoni morën pjesë shumë qytetarë, e në mesin e tyre edhe familjarë të personit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik.

Gjatë ceremonisë, familja e viktimave e fali gjakun e dy prej më të dashurave të tyre, dhe këtë e bënë në prani të pjesëmarrësve në varrim.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga nënkryetari i Komunës së Dragashit, Resul Fetahu.

Mbrëmë kryetari i komunës, Behxhet Xheladini, e ka vizituar në spital Vloran Krasniqin, i cili është bashkëshort, respektivisht baba i viktimave.

Sipas Xheladinit, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi ndërkaq është ndaluar për 48 orë pasi ka marrë ndihmën mjekësore. /Klankosova.tv

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit