Në Vërri, përkatësisht në Leskovec të Prizrenit sot është bërë përurimi i Kalasë së UÇK-së.
Në këtë manifestim po merr pjesë gjeneral Kudusi Lame, ish luftëtar të UÇK-se, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, Fatmir Limaj, Nait Hasani, Zafir Berisha etj.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj tha se UÇK-ja ka bërë atë se çfarë nuk ka arritur t’a bëjë askush, ka sjellë lirinë.
Kurse, Zafir Berisha tha se Prizrenit po i bashkëngjitet edhe një kala, Kalaja e UÇK-së, që do t’i bëjë nder Kosovës. “Ne që mbetem gjallë sa të mundemi duhet t”a pasqyrojmë realitetin”, tha ai.
Fatmir Limaj tha se 25 vite më parë secili e kishte nga një histori. “Kosova ka bërë një hapë të papërshkrueshëm. 26 vite më parë në krye me komandantin legjendar arritëm ta kemi një ushtri dhe objektivin e realizuar, çlirimin e Kosovës”, tha ai.
Në këtë manifestim po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Në këtë zonë u zhvilluan beteja të fuqishme nga Brigada 125. Ky projekt u realizua nga komuna e Prizrenit, në 25 vjetorin e Çlirimit./Foto dhe tekst RTK/
Marketing
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit