6.4 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Arrestohet bashkëshorti i 45 vjeçares që u vetëvra në Prizren

Vdekja e gruas 45-vjeçare në Prizren,  mëngjesin e së martës, tronditi familjen e tyre. Për motive akoma të panjohura, e ndjera i dha fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Policia nisi hetimet për rastin, teksa tashmë është arrestuar bashkëshorti i viktimës.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, arma me të cilën dyshohet se u krye akti i rëndë ishte e burrit të viktimës, të cilën e posedonte ilegalisht.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, ditën e djeshme Policia ka kryer kontroll në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia ka arritur që të sekuestrojë armën me disa fishekë dhe gëzhojat, pajisje të ndryshme dhe të shumta për armë, thika, shufra – si dhe rreth 20 fishekë.

Mbajtja ilegale e armëve i kushtoi burrit të së ndjerës, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe masën e ndalimit policor për 48 orë.

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Përçarje/ Japin dorëheqje dy kryetarë të nëndegëve në LDK-në e Prizrenit

Dy drejtues të nëndegëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën...

Dyshime për manipulim votash, policia konfirmon se po kryhen bastisje në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me...

Lajmet e Fundit