28.8 C
Prizren
E diel, 30 Qershor, 2024

Prizren/ Aktakuzë ndaj tre personave që u kapën me marihuanë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve K.Th., A.K., dhe J.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia kishte zënë të pandehurit derisa ata ishin ulur e përballë vetes kishin vendosur qeset me marihuanë.

“Të pandehurit A.K., dhe K.Th., më 14 mars në Prizren në rrugën “Xhemaj Bjediqi”, pikërisht prapa një furre të bukës, në cilësinë e bashkëkryerësve me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që derisa të pandehurit ishin të ulur në një tavolinë prapa furrës së bukës, ku kishin vendosur disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, hasen nga policia, me ç’rast policia ka gjetur dhe sekuestruar, në tavolinën ku po qëndronin të pandehurit marihuanë me peshë neto prej 0.60 gram, dhe një qese plastike me peshe neto prej 2.42 gram me marihuanë, ndërsa në motoçikletën të pandehurit A.K., janë gjetur dhe sekuestruar 35 qese plastike me marihuanë me peshë prej 73.63 gram, një qese plastike me marihuanë me peshë neto 49.63 gram (pesha totale e substancës narkotike 126.28 gram), një peshore elektronike ngjyre hiri – mjet për matjen e narkotikut, si dhe 15 euro, që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike”, thuhet në aktakuzë

A.K., më 31 mars pa autorizim ka shpërndarë marihuanë, në atë mënyrë që është takuar me J.B., në rrugën “Ibrahim Rugova” ku të njëjtit i jep në këmbim të 240 qeseve plastike që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, një dozë të substancës narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 0.27 gram.

Me këto veprime, ai ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, i pandehuri J.B. pa autorizim ka poseduar marihuanë, peshë prej 0.27 gram, të cilën substancë narkotike e kishte marrë nga i pandehuri A.K., në këmbim të 240 qeseve plastike, duke bërë kështu që ndaj tij të ngrihet vepra penale “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Euro 2024: Gjermania-Danimarka, pritet një super rivalitet

Pas fazës së grupeve, Gjermania dhe Danimarka janë gati për fazën eliminuese. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, atje ku pritet...

Torakalja pa listë të pritjes për kancer të gjirit dhe mushkërisë

Mbi 260 operacione janë kryer në sallën e madhe të Kirurgjisë Torakale në QKUK, ndërsa janë kryer rreth 120 vizita. Punë të madhe janë...

Lajmet e Fundit