5.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Ish-futbollisti i famshëm i jep fund beqarisë në moshën 50-vjeçare

Futbollisti legjendar italian Filippo Inzaghi, u martua këtë javë në Formentera, ishulli më i vogël spanjoll në grupin e Ishujve Balearik.

Në Formentera, Inzaghi u martua me Angela Robusti, një partnere 16 vjet më e vogël nga ai, e cila merret me organizimin e dasmave.

E njohura Pippo dhe Angela janë bashkë prej shtatë vitesh dhe janë prindër të Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, e cila është njëvjeçare dhe tashmë kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre duke u martuar.

Ata ftuan miq dhe të afërm në ishullin spanjoll për të bërë dolli për dasmën e tyre, e cila do të zhvillohet zyrtarisht më 24 qershor në Salerno të Italisë.

Siç shkruajnë mediet italiane, të porsamartuarit janë duartrokitur nga fytyra të shumta të njohura, e mes tyre edhe ish-shokët e skuadrës së Inzaghit, futbollistët legjendar Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe sigurisht vëllai i tij Simone Inzaghi, i cili. tani është trajner i Interit.

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Dilja rrallë, nuk e di si shkova në festë atë natë. E vura re menjëherë, jo vetëm se ishte e bukur, por edhe se ishte e vetmja, përveç meje, që kishte një gotë me ujë në dorën e saj. Pas disa pijeve, ajo erdhi me mua, pas dy fëmijëve dhe një bashkëjetesë të mirëfilltë, ishte koha për t’u martuar”, tha Inzaghi. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Lajmet e Fundit