Gjatë muajve të nxehtë, korrik e gusht, policia e rajonit në Prizren ka paraparë plan të veçantë të trajtimin e lëmosh-kërkuesve e sidomos lëmosh-kërkuesve fëmijë, ku cenohet shëndeti i drejtpërdrejt i tyre në temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë këto ditë.
Pjesë e këtij plani, sipas policisë, janë edhe Qendrat për Punë Sociale të Komunave përkatëse për një trajtim sa më të mirë dhe profesional.
“Në javën e kaluar stacioni policor në Prizren ka trajtuar disa lëmosh kërkues, shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Në lidhje me këta lëmosh-kërkues është kontaktuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj nga Policia Kufitare Perëndimi dhe Gjykata Themelore në Prizren. Të gjithë lëmosh kërkuesit vullnetarisht kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Dyshohet se fëmijët lëmosh-kërkues janë viktima të keqpërdorimit nga persona të rritur të cilët i detyrojnë që të kërkojnë lëmosh edhe në kushte të vështira atmosferike. Policia e Kosovës, thuhet se do të vazhdojë të me Planin Operativ edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit