12.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Policia dhe akterët tjerë në Prizren apelojnë për kujdes nga zjarret

Situata e zjarreve në Prizren është nën kontroll, ndonëse kujdesi duhet të shtohet, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë dhe ata të emergjencave e zjarrfikësve, pas një takimi të zhvilluar të enjten.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, takimi me koordinatorin e AME-së dhe komandantin e Zjarrfikësve në Prizren është realizuar në kuadër të partneritetit institucional për siguri si dhe për organizim sa më profesional në incidentet e zjarreve.

Lidhur me këtë çështje, Policia ka bërë të ditur se vera karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aty është përkujtuar se reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim për secilin qytetar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren si dhe akterët tjerë apelojnë tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë apel që të raportojnë çdo zjarr në: Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193; Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit  192, Ndihmën e shpejtë, në numrin e telefonit  194”, thuhet në njoftim, teksa shtohet se zjarrvëniet e qëllimshme, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin, e quanin “tutkun”!

A është takuar poeti Lasgush Poradeci, me Enver Hoxhën? Sa të vërtetë ka në kujtimet që gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, propagandoi pas vdekjes...

Problemet me mungesën e ujit në Prizren – Totaj akuzon Qeverinë se nuk po e ndihmon financiarisht

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një lidhje direket me Arben Ahmetin në “Adresa e ankesave”, në Kanal 10 ka folur lidhur...

Lajmet e Fundit