23.1 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

ASK: Çmimet janë rritur për 2.2% krahasuar me një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, sipas të cilave çmimet e konsumit në muajin korrik të këtij viti janë rritur për 2.2 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se në korrik ka pasur ngritje të çmimeve për 0.3 për qind krahasuar me muajin qershor.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2%  në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22,0%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%);  mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,6%); veshje (4,9%); kujdes personal (4,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (3,6%); bukë dhe drithëra (3,1%); duhan (2,7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,1%); prodhime ushqimore (2,1%); shërbime hoteliere (1,9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1,8%); pajisje shtëpiake (1,5%); mish (1,4%); energji elektrike (0,9%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (0,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, rënie e çmimeve thuhet se vërehet te grupi perime (-5,2%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin qershor 2024.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (8,7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,9%); energji elektrike (2,3%); pemë (1,8%); mish (0,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5,7%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Më Shumë

Kabashi: Kujdestari 24 orësh në QMF-të e Romajës, Gjonajt, Zhurit, Reçanit, Korishës dhe Piranës

Kandidati me numrin 20 në fletëvotimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka theksuar nevojën urgjente...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit