27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Shuhet zjarri në Prevallë

Një zjarr i madh në Prevallë është shuar me sukses falë ndërhyrjes së KFOR-it  nga ajri.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e përshëndeti ndihmën e KFOR-it, duke theksuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve të Kosovës.

Totaj njoftoi se gjatë intervenimit ajror, helikopterët e KFOR-it hodhën ujë mbi zonën e prekur dhe si rezultat, zjarri është shuar.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka shenja që gjendja të përkeqësohet përsëri, megjithatë, të gjithë akterët relevantë janë duke monitoruar situatën me kujdes.

“Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it, por edhe ndaj të gjithë akterëve të tjerë që dhanë kontributin e tyre. Falënderim i veçantë për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë së Komunës së Prizrenit dhe zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë!” – tha  Totaj.

Pas shqyrtimit të situatës dhe konsultimeve me të gjitha palët e përfshira, përfshirë KFOR-in, u vendos që ndërhyrja nga ajri ishte e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit./PrizrenPress.com/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Më Shumë

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike...

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Lajmet e Fundit