Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se transporti për nxënësit do të jetë falas edhe gjatë këtij viti shkollor.
Ai ka shprehur përgëzime për fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit dhe ka theksuar se ky shërbim i rëndësishëm do të ofrohet për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të shkollave të mesme.
Xheladini ka theksuar se mbulimi i kostove të transportit sjell përfitime të ndryshme. Ai ka shpjeguar se ky vendim do të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare për prindërit, do të ndihmojë në parandalimin e deformimeve të boshtit kurrizor që mund të shkaktohen nga pesha e madhe e çantave, dhe do të zvogëlojë rrezikun e lëndimeve në komunikacion. Po ashtu, ai ka theksuar se ky masë do të ofrojë mundësinë që nxënësit të vazhdojnë shkollimin në Dragash pa pasur nevojë të udhëtojnë në qytete të tjera.
Gjithashtu, Xheladini ka njoftuar se ky transport falas është siguruar edhe për nxënësit e drejtimit të mjekësisë në ShML “Ruzhdi Berisha”, të cilët udhëtojnë në Prizren për të realizuar praktikën profesionale./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit