4.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Zafir Berisha kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma+

Zafir Berisha do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-Nisma+, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ai, në këtë garë zgjedhore, synon të fitojë mandatin e katërt të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Po, do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare,” ka konfirmuar Berisha për “PrizrenPress”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar 9 shkurtin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Këto zgjedhje pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme.

Zafir Berisha aktualisht është kryetar i Nismës në Prizren. Pas përfundimit të luftës, ai ka qenë pjesë e proceseve politike në vend. Në tre mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, në cilësinë e deputetit, pati nënshkruar edhe aktin e Pavarësisë së Kosovës.

“Besoj se pas 9 shkurtit sërish do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës,” shprehet Berisha.

Sipas tij, koalicioni AAK-Nisma+ është një garanci për rikthimin e besimit në institucionet e vendit.

“Në ballë të koalicionit AAK-Nisma+ qëndrojnë personalitetet e punës dhe veprave më të mëdha të Kosovës,” tha ai.

Sipas tij, në katër vitet e fundit,  vendi është dëmtuar nga “adoleshenca politike e pushtetit”.

“Kosova është futur në krizë nga politika adoleshente e Vetëvendosjes. Prandaj, më 9 shkurt 2025, besoj se qytetarët do ta ndërpresin politikën e fëmijëve, duke votuar njerëzit që e kanë çliruar dhe zhvilluar vendin,” tha Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Lajmet e Fundit