9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve të mëdha mes tyre, Egli dhe Gjesti kanë ndarë një moment të qetë dhe të ndjeshëm në mëngjesin e sotëm.

Egli, e cila duket se ende ruan një afeksion të veçantë për Gjestin, vendosi ta zgjojë atë nga gjumi.

Ajo shkoi pranë shtratit të tij dhe iu ul lehtë në krevat, ndërsa ai ende flinte. Kur Gjesti u zgjua pjesërisht, i drejtoi një pyetje të thjeshtë: “Kur je zgjuar?”

Megjithëse biseda mbeti e shkurtë dhe pa shumë ngrohtësi, Egli nuk u largua.

Ajo vazhdoi të qëndrojë pranë tij, duke i ofruar praninë e saj në heshtje, pavarësisht se Gjesti nuk dha ndonjë shenjë konkrete që dëshiron të afrohet me të.

Ky moment duket se tregon përpjekjen e Eglit për të rikthyer afërsinë mes tyre, ndërsa Gjesti vazhdon të mbetet i rezervuar dhe i paqartë për ndjenjat e tij.

Sjellja e tij përforcon dilemat që kanë kapluar raportin mes tyre, duke lënë publikun dhe banorët e tjerë të shtëpisë në pritje për atë që mund të vijë më tej. /Telegrafi

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit