Zjarri që shpërtheu sot pasdite në zonën ndërmjet fshatrave Korishë dhe Skorobishtë të Prizrenit është vënë nën kontroll, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Sot pasdite ka shpërthyer një zjarr në zonën ndërmjet fshatrave Korishë dhe Skorobishtë. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Ekoregjionit, ndihmës së banorëve lokalë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer në terren, zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll”, ka deklaruar Totaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, raporton PrizrenPress.
Ai shtoi se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të flakëve: “Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të flakëve, në terren është krijuar edhe brezi ndarës, i cili ka ndihmuar në izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e zonës përreth”.
Kryetari i Prizrenit ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan në menaxhimin e situatës. “Falënderim i veçantë për të gjithë banorët që kanë ndihmuar me mjete dhe përkushtim, si dhe për ekipet zjarrfikëse për angazhimin maksimal”, ka theksuar Totaj.
Në fund, ai ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta: “Mos ndizni zjarre në hapësira të hapura!”/PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren