26.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Myrfet Shasivari, gazetari i Prizrenit që nuk u ndal kurrë

U lind më 4 maj 1955 në Kushtrim (ish Billushë), të Vrrinit. Ai u rrit në një familje të thjeshtë dhe punëtore, ku dashuria për dijen dhe edukimin ishin vlera themelore.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku u dallua për inteligjencën dhe pasionin e tij për leximin. Më pas, vijoi mësimet në gjimnazin e Prizrenit, ku u formësua edhe më shumë dashuria e tij për letërsinë dhe gazetarinë.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Pas përfundimit të gjimnazit, Myrfeti u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Si student, ai ishte aktiv në rrethet letrare dhe diskutimet intelektuale të kohës, duke u angazhuar në çështje kombëtare dhe kulturore. Ai ishte një lexues i pasionuar i autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke pasuruar vazhdimisht botën e tij shpirtërore dhe intelektuale.

Pas diplomimit, ai nisi punën si gazetar në Radio Prishtina, ku shërbeu si korrespondent, duke mbuluar temat më të rëndësishme të kohës. Më shumë se një gazetar analitik, ai u bë një nga shkrimtarët më të vlerësuar. Artikujt dhe raportet e tij ishin të njohura për qasjen e thellë analitike, për guximin dhe ndjeshmërinë që shfaqte në përcjelljen e realitetit të shoqërisë shqiptare në periudha të trazuara.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Gjatë viteve të trazirave për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, Myrfeti përjetoi sfida të mëdha për shkak të bindjeve të tij të forta atdhetare dhe angazhimit në mbrojtje të interesave kombëtare. Përballë rreziqeve, ai e vazhdoi punën e tij profesionale me përkushtim të lartë, duke u bërë zë i fuqishëm përmes punës së tij në Radio Prishtina. Për aktivitetin e tij patriotik dhe angazhimin në çështje kombëtare, u arrestua nga regjimi serb dhe për një kohë, ai përjetoi burgosjen dhe maltretimin fizik e psikologjik.

Në periudhën pas luftës, ai iu bashkua gazetës “Bota Sot”, ku e vazhdoi me pasion të njëjtë misionin e mbjelljes së zërit të lirë.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Një pasion tjetër i jetës së tij ishte muzika. Ai e adhuronte muzikën shqiptare dhe shpeshherë thoshte se pa muzikë, jeta nuk ka kuptim. Myrfeti ishte një shpirt artistik që e shoqëronte vetëm me kitarë.

Myrfeti ndërroi jetë nga jeta më 16 gusht 2024 dhe u varros në vendlindjen e tij.

(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit II,” me autor Salajdin Krasniqi)

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se lejuan rrënimin e “Sarajit të vjetër” në Prizren , shkaktuan dëm në vlerë mbi 15 milionë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.B., dhe E.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

“Ekoregjioni’ në Prizren mbetet pa energji elektrike

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. në Prizren, Burim Shala, ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ambientet e kësaj ndërmarrjeje,...

Lajmet e Fundit