24.3 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Tentuan ta vrisnin me thikë – përleshja e dhunshme në Prizren lë të plagosur rëndë, arrestohen dy të rinj

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë me thikë dhe disa persona të tjerë kanë përfunduar në polici.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 02:30, në rrugën Tranziti i Ri, pranë një kompleksi afaristo–banesor.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Fillimisht, sipas hetimeve, një mosmarrëveshje për “pazarin ditor” ka bërë që A. K., rreth 26-vjeçar të sulmojë fizikisht një të mitur, V.H., rreth 16-vjeçar, i cili punonte tek ai. Pas këtij incidenti, në konflikt është përfshirë edhe vëllai i viktimës, po ashtu i mitur, V.H., rreth 17-vjeçar.

Ky i fundit, gjatë përleshjes me A.K. dhe A. Z., rreth 25-vjeçar, ka përdorur një thikë, me të cilën e ka goditur rëndë A.Z, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Policia ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë, si dhe disa dëshmitarë okularë. Në prani të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale, janë marrë deklaratat e të miturve, ndërsa materialet e siguruara nga kamerat e sigurisë janë dorëzuar në Prokurori.

Me vendim të Prokurorit kujdestar: i mituri V.H është ndaluar për 24 orë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa Ardit Krasniqi, rreth 26-vjeçar është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar saktë rolin e secilit person dhe për të parë nëse ka edhe të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar ditën e enjte në fshatin Kobaj të Prizrenit, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Në njoftim thuhet se policët...

Takimi me Isa Boletinin

Figurë publike britanike, diplomat dhe shkrimtar, Aubrey Herbert (1880–1923) ishte gjysmë-vëllai i Lord Carnarvonit, i njohur për zbulimin e varrit të Tutankhamunit. I lindur...

Lajmet e Fundit